Lajme

Rasti i Maria Clara Urdangaray: Sot seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 12 October 2026

Në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pritet të mbahet seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës.

Endrit Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

Më 19 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

-Advertisement-

Në fund të gushti të vitit të kaluar, “MAT” në Klan Kosova kishte realizuar një emision hulumtues, ku ndër të tjera, për herë të parë u paraqitën për publikun pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes dhe shume detaje të tjera rreth rastit.

Maria Clara Urdangaray vdiq në ora 04:27 minuta të mëngjesit të 1 gushtit të vitit 2023, rreth tre orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë në hotelin “Sonoma” në Fushë Kosovë, aty ku po qëndronte me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen. Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy