Lajme

Rasti i Faton Hajrizit, Donika Gërvalla: Nuk kemi detaje, gjithë çfarë ka ndodhur atje është në mjegull

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 24 July 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se kanë kërkuar nga Serbia që trupi i pajetë i Faton Hajrizit t’i kthehet familjes.

Kryediplomatja, në një konferencë për media, u shpreh se bashkëpunimi me Serbinë në këto fusha është pothuajse inegzistent.

“Nuk kemi asnjë garanci që bëhet fjalë as për personin e vrarë, e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera. Deri më tani gjithçka çfarë ka ndodhur në Serbi është në mjegull, nuk mund t’i themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë”, tha Gërvalla para mediave.Gërvalla tha se deri më tani kjo është gjendja, duke theksuar se pa dashur ta paragjykojë atë që ka ndodhur në Serbi, shprehet e sigurt që nuk e dimë të gjithë të vërtetën.

-Advertisement-

“Kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të na ndihmojë në sqarimin e kësaj çështje , mirëpo nuk mund të nju jap informacione me shumë siguri përtej asaj që kemi deklaruar deri më tani”, tha Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera