Rashiq: Vendimi për organizatat terroriste, i nxituar dhe i kontribuon panikut
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 30 June 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste më 29 qershor.
Ai thotë se vendimi është votuar nën pikën “Të ndryshme”, pra nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues për të ditur më shumë për të.
Andaj, Rashiq beson se ky vendim ka qenë i nxituar, dhe shpreson se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës, të cilët, siç shprehet ai, largohen çdo ditë “për shkak të pasigurisë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, që veprojnë në veri, paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.
Kurse, Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin sa i përket këtij vendimi.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Rashiq, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës keni votuar kundër shpalljes së organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste. Pse?
Nenad Rashiq: Para së gjithash, nuk ka qenë qëllimi im që kjo të kuptohet sikur unë po mbroj disa organizata të mundshme, që në këtë rast janë terroriste. Desha të theksoj, si gjithmonë, e thashë edhe dje në Qeveri, se me cilat metodologji do të përcaktohet faktikisht, apo me cilat metodologji është përcaktuar se këto organizata janë terroriste apo ekstremiste, dhe cilët do të jenë hapat pas kësaj? Kur do t’i identifikojnë, kush do të thotë se njëri nga individët është terrorist apo ekstremist?
Ai vendim u miratua në pikën “Të ndryshme”, që do të thotë se nuk kishte asnjë dokument shoqërues që do të tregonte kuadrin ligjor apo supozimin se do të dinim se për çfarë po vendosnim.
Përveç kësaj, ju vetë e dini se kohëve të fundit ka pasur shumë turbulenca për bashkëqytetarët tanë në veri të Kosovës dhe e gjithë kjo kontribuon në panikun që tashmë është krijuar. Nuk e di nëse e dini, por e di që çdo ditë, apo çdo të dytën ditë, keni një eksod nga veriu. Dhe ata njerëz që qëndruan, me disa vendime të nxituara si kjo, vihen në një situatë edhe më të keqe, duke e bërë qëndrimin e tyre të pasigurt.
Pra, vendim shumë i nxituar, për mendimin tim. Ndoshta do të duhej ta analizonim mirë. Në asnjë mënyrë nuk kam dashur të mbroj apo mbështes ndonjë organizatë që mund të quhet terroriste apo ekstremiste, por janë vendime që kanë nevojë për një hulumtim pak më të thellë dhe konstatim të fakteve, dhe vetëm pas konsultimit të merret një vendim i tillë.
Kështu, mendoj se ky në përgjithësi ishte një gabim, sepse mendoj se do t’i shqetësojë edhe më shumë bashkëqytetarët tanë në veri. Dhe, në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë në atë që ne vazhdimisht po promovojmë – që është pajtimi, një marrëveshje që mund të jetë gjithëpërfshirëse. Sipas mendimit tim, vetëm sa e vështirëson përpjekjen tonë për të arritur pajtimin.
Radio Evropa e Lirë: Ju përmendët se ende nuk dihet se si do të përcaktohet nëse dikush është pjesë e këtyre dy organizatave. Ndërkohë, a keni arritur të mësoni diçka më shumë nga ministri i Punëve të Brendshme [Xhelal Sveçla]?
Nenad Rashiq: Sinqerisht, jo. Disa thonë se këto janë organizata absolutisht të shpikura, se nuk ekzistojnë në kuptimin e anëtarësimit, por përdoren vetëm si terminologji, si një shprehje e supozuar që t’i mbështesë bashkëqytetarët në veri.
Kujtojmë, termi “Mbrojtje Civile” ka qenë i pranishëm edhe më parë, dhe sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016, nëse nuk gaboj, atëherë shumica e atyre anëtarëve të Mbrojtjes Civile janë integruarnë shoqërinë kosovare, gjegjësisht secila prej ministrive kishte një numër të caktuar personash që ishin të punësuar dhe që dikur ishin në Mbrojtjen Civile.
randaj, pyetja ime është përkatësisht – çka ndodh tani me njerëzit që ishin pjesë e Mbrojtjes Civile dhe tani janë pjesë e institucioneve të Kosovës?
Për këtë, kolegu Sveçla tha se kjo nuk vlen për ta, sepse të gjithë ata persona janë amnistuar me Marrëveshjen e Brukselit, prandaj nuk i përkasin atij grupi që mund të quhet ekstremist apo terrorist.
Prandaj, mendoj se ministri ka dashur të thotë se ndoshta rastet që do të ndodhin në të ardhmen, se diçka e tillë mund të cilësohet si qëllim terrorist apo ekstremist. Dua të besoj se kjo është bërë ndoshta për të parandaluar ndonjë veprim të mëtejshëm në atë lloj organizimi, siç janë ato dy organizata.
Prandaj, ka shumë paqartësi në metodologjinë e zbatimit të vendimit të djeshëm (29 qershor) të Qeverisë, por hajde po besoj se do të jetë më e qartë dhe shpresoj se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veriun e Kosovës.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...