Sport

Rashica flet për trajnerin e ri dhe për miqësoren e sotme

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 24 March 2018

Sot Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë miqësore me Madagaskarin.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në qytetin Francoville (paralagje e Parisit).

A mendoni se ka sjellë diçka të veçantë Challandes te Kosova?
Rashica: Besoj se trajneri po e njeh mentalitetin tonë dhe kemi analizuar me detaje të gjitha ndeshjet tona në eliminatore. Pikërisht mbi ato mangësi, po punojmë në çdo seancë stërvitore.

-Advertisement-

Nesër luani ndaj Madagaskarit. Prisni fitore?
Rashica: Po normalisht. Pavarësisht se është vetëm një ndeshje miqësore, ne jemi përgatitur mjaft mirë për ta fituar këtë takim. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe kemi bërë gjëra të bukura, që duam t’i tregojmë edhe në ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera