Lajme

Raportohet për një grua të vr*arë dhe një person të plag*osur nga të shtënat me ar*më zja*rri në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 09 October 2026

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku si pasojë e të shënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur e vrarë një grua dhe është plagosur një person tjetër.

Sipas informacioneve të para nga terreni, viktima dyshohet se është qëlluar me armë derisa ndodhej brenda një veture.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës mjekësore për të menaxhuar situatën dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Deri më tani, nuk kanë të dhëna zyrtare dhënë lidhur me rrethanat e plotë të incidentit.

Gazeta Infokus do ju mbajë të informuar mbi rastin.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy