Fokus

Raportimi i Infokusit – Edhe ‘FBI’ përfshihet në hetimet për grupin shqiptar ‘’AlbKings ‘’ në Telegram

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 10 May 2024

Për grupin famëkeq shqiptar në rrjetin social Telegram të quajtur ’AlbKings ‘, tashmë ka nisur hetimet edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FBI në ShBA po i ofron ndihmë Policisë së Kosovës në hetimet ndaj këtij grupi.

Këtë e ka konfirmuar, drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Agron Nezaj në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

-Advertisement-

Ai ka thënë se hetimet kanë nisur ne vitin 2023, kur edhe Gazeta Infokus kishe raportuar ekskluzivisht për këtë grup dhe kishte njoftuar edhe policinë, të cilët tashmë vetëm kishin nisur hetimet.

Pas raportimt të Infokusit policia tashmë disa herë kishte arritur të mbyllte këtë grup i cili fillimisht numëronte më shumë se 100 mijë anëtarë derisa tani ky numër është zvogëluar dukshëm duke qenë se disa herë është mbyllur dhe rihapur përsëri.


Nezaj po ashtu ka konfirmuar se në lidhje me këtë grup deri më tash janë arrestuar 4 persona.

“Deri më tani kemi arritur të arrestojmë katër persona. Jemi në vazhdën e hetimeve për të gjitha këto raste. Kemi bashkëpunim edhe ndërkombëtar, sidomos bashkëpunim kemi me FBI. Kemi sfida të ndryshme për shkak se faqet, kemi arritur t’i mbyllim, por janë hapur prapë. Kemi informacione që faqet janë të hapura në Rusi, me vendndodhje në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Nezaj.

Drejtori i kësaj njësie tha para deputetëve se të arrestuarit do të dalin para ligjit për tre vepra penale.

“Sa i përket rastit AlbKings, drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike informacionet e para i ka pasur në vitin 2023 dhe menjëherë kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit ku kemi filluar hetime në drejtim të tri veprave penale: Materiale me përmbajtje dhe shfrytëzim të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, vjedhje e identitetit dhe kredencialeve e shantazh. E keni parë edhe në publik që ky grup poston përmbajtje pornografike të dëmshme”, deklaroi Nezaj.

Megjithatë ai ka pranuar se hetimet në lidhje me këtë grup kanë qenë mjaft sfiduese.

“Është mjaft sfiduese, por ne jemi duke e bërë të pamundshëm duke pasur parasysh trajnimet që kanë kryer kjo njësi por edhe për shkak të përkrahjes ndërkombëtare që kemi në këtë çështje”, u shpreh ai./Gazeta Infokus/

Raportimi i Infokusit – Arrestohet admini i grupit “Albkings” ku publikoheshin pamje iñtime të femrave

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera