Lajme

Raportimet se po braktiset nga pushuesit: Kryebashkiaku i Sarandës thotë se ka rritje për 20% në krahasim me një vit më parë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 06 August 2024

Të cilësuara si perlat e turizmit, Saranda dhe Ksamili mbeten ndër destinacionet e preferuara në bregdetin jugor të vendit për turistë nga e gjithë bota.

Sezoni i nisur që në muajin mars në Sarandë është tashmë në kulmin e tij. Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin vëmendjen e turistëve, që gjatë këtij sezoni shenojnë një rritje me 20 %, krahasuar me një vit më parë. Kryebashkiaku Oltion Çaçi tregon se si ka ndryshuar harta e turistëve që këtë vit kanë zgjedhur Sarandën.

“Me 20 përqind rritje ne krahasim me vitin e kaluar në krahasim me vjet. Edhe në nëntor do të jetë plot. Eshtë turizëm nga të gjitha shtetet. Në Sarandë dhe Ksamil harta e turizmit ka ndryshuar, kemi turistë nga të gjitha vendet e Europës dhe përtej. Italianët vijnë më shumë në fillim të gushtit dhe fillim të shtatorit. Në përgjithësi turistët janë të rinj”, tha kryebashkiaku.

-Advertisement-

Autoritetet i kanë kushtuar vëmendje investimeve në infrastrukturë, dhe tashmë 90% e rrugëve në Ksamil janë të asfaltuara. Kryebashkiaku Çaçi thekson se puna është ndërprerë në kulmin e sezonit, për tu dhënë mundësi turistëve të pushojnë të qetë.

“Bashkia ka bërë investime në infrastrukturë, Ksamili është 90 përqind me rrugë të asfaltuara. Në sezonin e pikut janë ndërprerë punimet”, tha Çaçi.

Turistët përtej Adriatikut kanë mbetur besnikë të Sarandës edhe këtë vit. Ksamili është i mbushur me turistë italianë, kryesisht të rinj, që i alternojnë ditët e tyre të pushimit mes plazheve që të lënë pa frymë, parkut të Butrintit, Kalasë së Lëkursit, syrit të kaltër dhe jetës së natës që kulmon në Sarandë./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera