Raporti për Kosovën me kritika për Kuvendin: Përdoret gjuhë nxitëse ndaj kundërshtarëve

Autori: Gazeta inFokus
18:03 | 12 October 2022
Në raportin e sivjetshëm të Bashkimit Evropian për Kosovën, është kritikuar Kuvendi për mospunë dhe polarizim politik.
Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, thuhet se Kuvendi ndikohet nga një polarizim politik.
“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës, pavarësisht faktit se Qeveria mbështetet në një shumicë solide prej 67 ulëseve”, thuhet në raportin për Kosovën, transmeton Gazeta Express.
Në raport jepen vërejtje për gjuhën që përdorët mes kundërshtarëve politikë në Kuvendin e Kosovës, duke u konsideruar si “nxitëse”.
“Kuvendi mbetet vendi kryesor për dialog politik mes partisë qeverisëse, opozitës dhe komuniteteve joshumicë. Sidoqoftë, gjuha nxitëse ndaj kundërshtarëve politikë ka vazhduar të përdorët gjatë debateve. Shumica dhe opozita duhet të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku për të çuar përpara më tej agjendën e reformës së BE dhe për të ndërtuar konsensus rreth reformave të mëdha” .
KE ka këshilluar që të ketë konsensus më të lartë në Kuvend, ashtu që të mund të kalojnë agjenda të rëndësishme të Bashkimit Evropian.
“Duhen përpjekje për ta fuqizuar rolin e Kuvendit si një tempull për dialog politik konstruktiv dhe formimin e konsensusit, vecënarisht lidhur me agjendat e BE-së për reforma”.
Raporti tutje thekson se, për shkak të zgjedhjeve lokale në vjeshtën e vitit 2021, puna e Kuvendit u ngadalësua dhe deputetët u angazhuan në fushatën zgjedhore.
Komisioni Evropian ka kritikuar për mungesën e deputetëve dhe pamundësinë për të kaluar ligje, në mungesë kuorumit.
Raporti i Komisionit Evropian përfshin periudhën kohe qershor 2021 – qershor 2022.

Të tjera
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...
-
Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. ...
-
“A e ke prit këtë transformim kaq të madh të LVV-së” – Përgjigjja epike e Eugen Cakollit, teksa tregon ndryshimin e Vetëvendosjes
I ftuar në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, Eugen Cakolli nga Instituti...
-
“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë”, thotë Kurti
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind s...
-
Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është e vërtetë që ka përgjegjësi...
-
Kusari-Lila tregon edhe ofertën e tretë që e bëri në takim me liderët e partive politike
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë taki...
-
Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes
Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se dis...
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...
-
Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ta...