Lajme

Raporti i fundit: 8 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 06 April 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 489 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa 8 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

“Drekë e dekë i kanë mbajtë bashkë”, çfarë ndodhi mes fqinjëve në Drenas që përfundoi me vrasje në pyll

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.082 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 489 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera