Lajme

Raporti i Freedom House/ Kosova progres e Serbia regres në demokraci

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 20 April 2022

Freedom House sot ka publikuar raportin “Vendet në Tranzicion 2022”, përmes të cilit bëhet rangimi i 29 vendeve mbi shtatë kritere, shkruan Gazeta Infokus.

Kriteret në të cilat bazohet ky raport janë: qeverisja demokratike, procesi zgjedhor, shoqëria civile, liria e mediave, vetëqeverisja lokale, pavarësia gjyqësore dhe korrupsioni.

E në këtë drejtim Kosova ka arritur vlerësimin më të lartë për cilësinë e demokracisë në historikun e matjes së raportit.

-Advertisement-

Instituti EPIK ka bërë një krahasim të raportit për Kosovën dhe Serbinë, ku në grafikonet e publikuara shihet se Kosova ka shënuar progres në cilësinë e demokracisë.

Ndërsa, sipas këtij krahasimi Serbia ka shënuar regres dhe rënie të demokracisë.

“Nga ana tjetër përderisa Kosova është duke vazhduar trendin progresiv, Serbia është duke shkuar në drejtim të kundërt dhe rënies së vazhdueshme të demokracisë”, thuhet në postimin e Institutit EPIK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera