Raporti i FMN: Kosova dhe Shqipëria, më të varfrat në Europë edhe në 2023
Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 13 April 2023
Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si shtetet më të varfra të Europës në vitin 2023, bazuar në të ardhurat për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi.
PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse (PPP), është produkti i brendshëm bruto i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse.
Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtën fuqi blerëse mbi PBB-në si dollari amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të përditësuara të FMN-së në Pasqyrën Ekonomike Globale 2023, dhe të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria renditet e parafundit në Europë me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë ndërkombëtar.
Pas Shqipërisë renditet Kosova, që e ka këtë tregues akoma dhe më të ulët, në 15.6 mijë dollarë ndërkombëtarë.
Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë pak më të larta se Shqipëria, në 19.6 mijë dollarë ndërkombëtarë, Maqedonia e Veriut 21.1 mijë, Serbia me 25.4 dhe në krye të rajonit vijon të qëndrojë Mali i Zi, me 27.6 mijë dollarë ndërkombëtarë.
Mesatarja e Europës është gati 50 mijë, ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse gati sa gjysma e Europës Lindore.
Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar shtrihen deri në vitin 2028, ku sërish si Shqipëria ashtu dhe Kosova vlerësohet se do të vijojnë të mbeten më të varfrat e Europës.
Edhe në treguesin tjetër direkt, atë të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, që për Shqipërinë ka arritur në 7 mijë dollarë, sërish vlerësohemi nga FMN të fundit për vitin 2023, së bashku me Kosovën, që është në nivelin e 5,600 dollarëve.
Të dhënat e tjera të publikuara nga Eurostat më herët (ku nuk përfshihet Kosova) tregojnë se Shqipëria ka mbetur pas në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton rritje me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara të Europës në mënyrë që të kapet mesatarja e Europës për një periudhë kohore të caktuar.
Rritja e viteve të fundit, ndonëse në nivele të ngjashme me vende të rajonit, nuk ka arritur të shtojë mirëqenien e qytetarëve, duke u bërë dhe një faktor për ritmet e larta të emigracionit.
Sipas Eurostat, në vitin 2021, vendi ynë kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.
Në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për Frymë (AIC) që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate (përjashtuar Turqinë).
Ndërsa për treguesin e të ardhurave për frymë, diferenca me shtetet e rajonit nuk është shumë e lartë, në treguesin e konsumit individual ajo thellohet, duke reflektuar aftësinë e ulët të fuqisë blerëse të shtetasve shqiptarë për të ardhurat që kanë, e lidhur me çmimet relativisht të larta në vend./monitor
Të tjera
-
Ish-ushtaraku: Ushqimi për ushtarët e FSK-së duhet të bëhet në kazerma, kurrsesi të bartet
Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi është shprehur se bartja e ushqimit nga instituci...
-
Kurti dënon sulmin e Iranit: Izraeli ka të drejt ta mbrojë vetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e Iranit mbi Izraelin. ...
-
Instituti Hidrometeorologjik: Nga fundjava parashihen reshje të shumta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas parashikimeve, nga fu...
-
Kërcënimi i Netanyahut: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani do të vuajë për...
-
Kurti në median ukrainase e quan Vuçiqin “Putin të Vogël”: Një fqinj i pakëndshëm duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve të U...
-
Këshilltari i Biden: Sulmi i Iranit kundër Izraelit duket se është mposhtur, po e monitorojmë situatën
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha...
-
Ferid Agani nga “Lista për familjen”: Shteti duhet të ofrojë dy vjet pushim lehonie
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte...
-
Ushqimi i ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes synon të rekrutojë kuzhinierë të vet
Përpos Qendrës Studentore edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se...
-
Lumir Abdixhiku u flet për ekonominë e investimet dy familjeve në Gjakovë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku,...
-
Kurti përmend Banjskën në Poloni: Tani më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen e NATO-s
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosov...
-
A do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë, flet Visar Korenica
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dh...
-
Pamje: Një aksident i vogël bllokon rrugën B dhe rrugën C
Një aksident i vogël mes dy veturave rrethrrotullimin që lidhë rrugën B dhe r...