Raporti i DASH’it për trafikimin me njerëz, reagon MPB: Është shënuar progres në disa fusha
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 21 Tetor 2026
Ditën e djeshme, departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për Kosovën sa i përket adresimit të problemit të trafikimit me njerëz. Në të njëjtin raport thuhet se, Kosova mbetet në nivelin 2 dhe DASH konstaton se Kosova po bën përpjekje për ta luftuar trafikimin me njerëz, por nuk i përmbush plotësisht standardet minimale.
Lidhur me këtë ka reaguar ministria e Punëve të Brendshme, nga ku thuhet se MPB’ja riafirmon angazhimin për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, dhe se kjo ministri, ndjek një qasje strategjike në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni, duke u përqendruar në identifikimin e hershëm të viktimave, mbrojtjen e tyre dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim parandalimin e rasteve të trafikimit dhe luftimin efektiv të kësaj veprimtarie kriminale.
‘’ Sipas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë, gjatë periudhës së raportimit institucionet kanë shënuar progres në disa fusha, përfshirë rritjen e financimit për ndihmën ndaj viktimave, realizimin e aktiviteteve parandaluese, si dhe dënimin e më shumë personave për trafikim’’, thuhet nga MPB’ja mes tjerash.
Komunikata e plotë:
Ministria e Punëve të Brendshme riafirmon angazhimin për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Prishtinë, 21 tetor 2026
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni, mbrojtjen e viktimave dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për identifikimin, referimin dhe trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.
Trafikimi me qenie njerëzore përbën një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut dhe të dinjitetit njerëzor. Viktimat përballen me forma të ndryshme shfrytëzimi, përfshirë punën e detyruar, shfrytëzimin seksual dhe lypjen e detyruar. Veçanërisht të rrezikuar janë fëmijët, të rinjtë dhe personat në rrethana të cenueshme, të cilët kanë nevojë për mbrojtje të veçantë dhe reagim të koordinuar institucional e shoqëror.
Ministria e Punëve të Brendshme ndjek një qasje strategjike në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni, duke u përqendruar në identifikimin e hershëm të viktimave, mbrojtjen e tyre dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim parandalimin e rasteve të trafikimit dhe luftimin efektiv të kësaj veprimtarie kriminale.
Sipas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë, gjatë periudhës së raportimit institucionet kanë shënuar progres në disa fusha, përfshirë rritjen e financimit për ndihmën ndaj viktimave, realizimin e aktiviteteve parandaluese, si dhe dënimin e më shumë personave për trafikim.
Gjatë vitit 2025, institucionet identifikuan 13 viktima të trafikimit, ndërsa në bashkëpunim me shoqërinë civile u ofrua ndihmë për 18 viktima. Brenda kësaj periudhe raportuese, në kuadër të angazhimit ndërinstitucional të mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë, janë arrestuar 274 të dyshuar dhe janë ngritur kallëzime penale ndaj 290 personave për veprat penale trafikim me njerëz, mundësim ose detyrim në prostitucion, marrje me prostitucion dhe vepra të tjera.
Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i gjerë i internetit dhe rrjeteve sociale kanë krijuar mundësi të reja për rekrutimin dhe mashtrimin e viktimave të mundshme. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme po intensifikon përpjekjet për vetëdijesimin dhe informimin e qytetarëve mbi shenjat paralajmëruese të trafikimit me qenie njerëzore dhe mënyrat e identifikimit të hershëm të situatave të rrezikut. Qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj ofertave të dyshimta dhe të jenë vigjilentë ndaj situatave në të cilat personat mund të kontrollohen, kërcënohen, ushtrohet presion ndaj tyre ose detyrohen të punojnë kundër vullnetit të tyre
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon angazhimin për zbatimin e masave parandaluese, identifikimin dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme, si dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe mbështetjes për ta.
Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme do të vijojë me informimin e qytetarëve përmes SMS rreth mënyrave të raportimit të trafikimit me njerëz, organizimin e ligjëratave me nxënës dhe mësimdhënës në shkollat në nivel vendi dhe ndarjen e materialeve dhe mesazheve informuese për raportimin e rasteve të trafikimit me njerëz.
Parandalimi dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët. Raportimi me kohë i rasteve të dyshimta u mundëson institucioneve kompetente të ndërhyjnë dhe të parandalojnë shfrytëzimin e mëtejmë të personave në rrezik. Çdo raportim trajtohet me konfidencialitet, duke ruajtur të dhënat e raportuesve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Çdo informacion i dhënë me kohë mund të ndihmojë në identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme, si dhe në parandalimin e shfrytëzimit të mëtejmë të tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos heshtin përballë dyshimeve për trafikim me qenie njerëzore, por t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente. Vetëm përmes vigjilencës, solidaritetit dhe veprimit të përbashkët mund të kontribuojmë në parandalimin e këtij fenomeni dhe në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të çdo individi.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...


































