Lajme

Raporti i DASh: Kosova ka dështuar të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 16 May 2023

Në raportin e vitit 2022 për lirinë fetare ndërkombëtare në Kosovë, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Qeveria ka dështuar në zbatimin e vendimit të Kushtetueses të vitit 2016, që njeh pronësinë e tokave të Kishës Ortodokse Serbe rreth Manastirit të Deçanit.

Në raport thuhet se Kisha Ortodokse i kritikoi vërejtjet e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, përfshirë Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti të cilët kundërshtonin vendimin e gjykatës.

“Qeveria përsëri dështoi në zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që i njihte pronësinë e tokave rreth Manastirit të Deçanit. Kisha Ortodokse i kritikoi vërejtjet e zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë Presidenten, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti, që kundërshtonin meritat e vendimit të gjykatës si “politikisht të papërgjegjshme dhe të rrezikshme”, thuhet në raportin e DASh të vitit 2022 për liritë fetare ndërkombëtare

-Advertisement-

“Zyrtarët komunalë të Deçanit dhe qeveria qendrore vazhduan të dështojnë në zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, i cili mbështeti vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, i cili njeh që njeh pronësinë e Manastirit të Deçanit me përafërsisht 24 hektarë tokë. Nuk ka pasur progres gjatë vitit, përkundër thirrjeve të përsëritura të Kishës Ortodokse Serbe dhe komunitetit ndërkombëtar drejtuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe, më gjerë, qeverisë, për të regjistruar pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe mbi tokën. Në vitin 2021, Gjykata Kushtetuese deklaroi se të gjitha institucionet qeveritare ishin të detyruara të zbatonin vendimet e saj dhe ia referoi çështjen prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në raport.

“Në fund të vitit, prokurori nuk kishte filluar procedimin penal kundër zyrtarëve përgjegjës për refuzimin e zbatimit të vendimit”.

Në raportin e DASh gjithashtu përmendet edhe një intervistë e Kryeministrit Kurti në RTK, i cili siç thuhet kishte thënë se vendimi i Kushtetueses për të detyruar autoritetet lokale të Deçanit që Manastirit të Deçanit t’i kthejnë 24 hektarë tokë është bazuar në politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë nga viti 1997.

“Gjatë një interviste në televizionin publik në shkurt, kryeministri Kurti deklaroi se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të detyruar autoritetet lokale të Deçanit që Manastirit të Deçanit t’i kthejnë 24 hektarë tokë dhe pyje është bazuar në politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë nga viti 1997”, thuhet në raport.

“Ndërprerja e komunikimit zyrtar të Kishës Ortodokse Serbe me Qeverinë vazhdoi gjatë gjithë vitit dhe bëri që Kryeministri Kurti të mos mblidhej më gjatë vitit. Kisha Ortodokse Serbe ndërpreu komunikimin zyrtar me qeverinë në vitin 2021, duke përmendur moszbatimin nga qeveria të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Manastirit të Deçanit dhe një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Italia të vitit 2020 ndërmjet Kryeministrit Kurti”, thuhet në raportin e DASh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera