Lajme

Raporti 24-orësh i Policisë: Shqiptohen mbi 1700 gjoba, e arrestohen 19 persona

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 16 January 2025

Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku.

Nga policia është bërë e ditur edhe se gjatë kësaj kohe janë raportuar 16 aksidente me të lënduar, dhe 32 me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka njoftuar edhe se janë arrestuar 19 persona, nga të cilët 12 janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera