Sport

Rangers, ekipi me rekordin më negativ në Champions League

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 02 November 2022

Glasgow Rangers tani është zyrtarisht skuadra më e keqe e Championsit pas humbjes që pësoi ndaj Ajaxit në raundin e fundit të ndeshjeve në grupe. Klubi skocez nuk arriti të fitonte qoftë një pikë në gjashtë ndeshjet e zhvilluara: pësuan dy humbje me rezultatin 3-0 ndaj Napolit; 2-0 nga Liverpooli në Anfield dhe 7-1 në shtëpi; 4-0 nga Ajaxi në Amsterdam dhe 3-1 ndaj gjigantëve holandezë në Glasgow.

Kjo do të thotë se djemtë e Giovanni van Bronckhorst kanë pësuar 22 gola gjithsej, ndërsa kanë shënuar vetëm dy me një rekord negativ -20. Para ndeshjes së fundit me Ajaxin, Rangers kishte -18 pasi kishin pësuar 19 gola dhe shënuar vetëm një herë në pesë ndeshjet e mëparshme. Kjo diferencë do të thoshte se ata ishin vetëm një gol më keq se ekipi kroat, Dinamo Zagreb, i cili e përfundoi sezonin 2012/13 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pa pikë dhe me golaverazh negativ -19.

Klubi çek, Viktoria Plzen, ishte gjithashtu në prag të thyerjes së rekordit negativ këtë mbrëmje. Po të pësonin edhe dy gola më shumë, do të kishin një statistikë edhe më  të keqe se Rangers.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera