Auto&Tech

Me Range Roverin e ri mund të hyni në ujë deri në 1 metër

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 12 August 2018

Kompania e njohur britanike, Land Rover, ka avancuar dukshëm modelet Range Rover dhe Range Rover Sport për vitin 2019.

Detaji kyç është futja e sistemit hibrid P400e plug-in, për të cilin thuhet se do të mundësojë që vetëm me një mbushje të kalojë rreth 50 kilometra, transmeton Koha.net. Kapaciteti i baterisë prej 13.1 kWh mund të mbushet saktësisht për 2 orë e 45 minuta me mbushësin 220V.

Përveç kësaj, të këto modelet Range Rover, madje edhe versioni hibrid do të mund të lëvizin pa problem në ujë në thellësi deri në 1 metër. Edhe pse ndoshta ndonjë pronar i ardhshëm i njërit prej këtyre dy Range Roverëve do të provojë të testojë kufizimet e tyre, sistemi Wade Sensing do të jetë në dispozicion në të gjitha versionet nga viti i ardhshëm.

-Advertisement-

Range Rover P400e hibrid vjen me motor benzinë 2.0-litër Turbo me 4 cilindra e kapacitet prej 296 kuajfuqi dhe motorit elektrik me 114 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Në total, ky Range Rover është me kapacitet prej 410 kuajfuqi dhe Land Rover thotë se ky mode shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6,4 sekonda.

Çmimi i këtij Range Rover P400e hibrid do të jetë rreth 96,000 dollarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera