Sport

Ramush Haradinaj sqaron pse veshi fanellën e Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 28 April 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përfunduar gjithë garën 21km në gjysmë maratonën “Prishtina 2019”.

Shefi i ekzekutivit ka sqaruar arsyen pse sot ka veshur fanellën e Liverpoolit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haradinaj shkruan:

-Advertisement-

“Ditë e mrekullueshme në kryeqytet, ku u mbajt gara me karakter ndërkombëtar, Gjysmëmaratona e Prishtinës, e cila tashmë është bërë tradicionale. Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllaut të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll. Një sfidë personale, të cilën e përfundova me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak. Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë”

Në këtë gjysmë maraton kryeministri Ramush Haradinaj ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Anita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera