Lajme

Ramush Haradinaj shkon për vizitë ngushëlluese në Polici, viziton edhe pjesëtarin e plagosur në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 29 January 2020

Mbrëmjen e së martës gjatë një bastisje pjesë e një aksioni anti-drogë, ndodhi një shpërthim që vrau policin Sami Thaçi.

Përveç tij, të plagosur mbetën edhe dy zyrtar policor të tjerë, njëri në gjendje të rëndë dhe një fëmijë 12-vjeçar, shkruan gazeta inFokus.

E kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj këtë të martë shkoi për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

“Sot, bashkë me një pjesë të kabinetit, për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre, Sami Thaçi, që me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit”, thotë Haradinaj.

Tutje, shefi në detyrë i Qeverisë, gjithashtu tha që përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, shkruan gazeta inFokus.

“Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj vizite, Haradinaj ka shkuar edhe në Qendrën Klinike Unversitare të Kosovës, ku është i shtrirë edhe Artur Mrasori, pjesëtari i plagosur i Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera