Lajme

Ramush Haradinaj përkulet para shtatores së Zahir Pajazitit: Urime ditëlindja hero

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 01 November 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar dëshmorin Zahir Pajaziti, në përvjetorin e 60 të lindjes.

Haradinaj publikoi një foto në Facebook, i përkulur para shtatores së heroit.

“Urime ditëlindja Hero!”, shkroi ai krah fotos.

-Advertisement-

Zahir Pajaziti ishte një prej komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor më 31 janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Pas luftës, ai u shpall hero i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera