Lajme

Ramush Haradinaj në Deçan premton 500 milionë euro për bizneset e reja

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 18 January 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një tubim në qytetin e Deçanit, ku i pranishëm ka qenë edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Para pjesëmarrësve, Haradinaj premtoi 500 milionë euro për bizneset e reja.

Në këtë mënyrë, sipas Haradinajt rinia do të ketë më shumë arsye për të qëndruar në Kosovë.

-Advertisement-

“Ta mbajmë rininë në Kosovë – 500 milionë euro për bizneset e reja!

Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmën e tyre ta garantojmë këtu, e jo në gyrbet.

Krenar me Deçanin tim!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera