Lajme

Ramush Haradinaj intervistohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 12 December 2019

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka intervistuar kryeministrin në detyre, Ramush Haradinaj.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij Haradinaj është intervistuar rreth rastit të vëllait të tij të ndjerë, Enver Haradinaj.

-Advertisement-

“Me urdhëresë të prokurorit të shtetit Policia e Kosovës në cilësinë e palës së dëmtuar, e ka intervistuar personin që ju po i referoheni, për shkak të vrasjes së vëllaut të tij, vite më parë. Prokuroria Themelore e Pejës është duke i marrë të gjitha masat e nevojshme ndriqimin e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi për Gazetën inFokus.

Në prill të 2005, në afërsi të fshatit Raushiq u qëllua për vdekje Enver Haradinaj, e që nga ajo kohë nuk u gjet as vrasësi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera