Lajme

Ramush Haradinaj me 800 mijë euro patundshmëri (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 14 June 2017

Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2017 ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej mbi 800 mijë euro, raporton “Zeri.info”.

Ai e ka deklaruar një shtëpi banimi prej 950 metra katror, të cilën e ka të lëshuar me qira, që vlenë 300 mijë euro, shtëpinë familjare-kulla që vlenë 270 mijë euro, tokë kodrinore në vlerë prej 75 mijë euro, tokë-truall që vlenë 27 mijë euro dhe shtëpi banimi që vlenë 140 mijë euro, shkruan portali “Zeri.info”.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar të hyra mujore prej 22 mijë euro, duke e përfshirë pagën nga Kuvendit, pensionet, qiranë e shtëpisë, të hyrat e bashkëshortes, etj. /Zëri/

-Advertisement-

Image

Image

Image

Image

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera