Sport

Ramosi tregon pse ia dha penalltinë Benzemas

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 27 August 2018

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka bërë të ditur se ai ia dha mundësinë sulmuesit Karim Benzema ta gjuajë penalltinë e dytë për të mos u treguar egoist dhe për të qenë një bashkëlojtar i mirë.

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus këtë afat kalimtar ka bërë që qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, të jetë lojtari i parë për gjuajtjen e penalltive për sezonin 2018/2019. Megjithatë, pasi e kishte gjuajtur penalltinë e parë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Gironas, kapiteni ia dha penalltinë e dytë Karim Benzemas.

Benzema tanimë është lojtari i dytë në radhën e lojtarëve për gjuajtjen e penalltive që nga largimi i yllit portugez, Ronaldos. Ramos ka bërë të ditur se ia la penalltinë e dytë Benzemas për t’u treguar bashkëlojtar i mirë dhe të mos tregohet egoist.

-Advertisement-

“Unë jam lojtari i parë dhe ai është i dyti për gjuajtjen e penalltive. Nuk duhet të tregohem egoist, duhet të tregohem një bashkëlojtar i mirë”, ka thënë Ramos.

Si Ramosi, ashtu edhe Benzema, u treguan të suksesshëm në gjuajtjen e penalltive, dhe i ndihmuan skuadrës së tyre të sigurojë fitore me rezultat 4-1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera