Sport

Ramos: Zidane meriton respekt, me të deri në vdekje

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 22 October 2019

Reali i Madridit do të luajë nesër në mbrëmje në Stamboll përballë Galatasarayt një sfidë vendimtare për fatin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

Kjo sfidë shihet si mjaft e rëndësishme edhe për të përcaktuar fatin e Zinedine Zidane në pankinën madrilene, pasi starti në kampionat nuk është ai i duhuri dhe një tjetër hap fals edhe në Champions, vështirë se do të tolerohej nga Florentino Perez.

Megjithatë në krahë të herë fituesit të Champions Leagues si trajner me Reali ne Madridit, ka dalë kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, që theksoi se të gjithë janë të bashkuar dhe mbështesin francezin.

-Advertisement-

“Jemi me trajnerin deri në vdekje dhe nesër duhet të fitojmë pasi nuk kemi rrugë tjetër. Jam lodhur duke folur për trajnerët, por Zidane meriton respekt dhe nesër duam të japim një sinjal se jemi të bashkuar të gjithë rreth tij”, deklaroi mbrojtësi dhe kapiteni i Realit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera