Lajme

Ramiz Lladrovci ankohet për mungesë përkrahjeje nga Qeveria për masat mbrojtëse ndaj COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 01 April 2020

Komuna e Drenasit ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, që tu ndihmoj në furnizimin me pajisjes mjekësore emergjente, ose të aprovoj ndarjen e mjeteve financiare për të tejkaluar gjendjen emergjente shëndetësore në komuna.

“Më datën 27.02.2020 Kuvendi i Komunës së Drenasit, në mbledhjen urgjente, me vota unanime ka marr vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 229.200 euro, Vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi covid-19. Na shqetëson fakti që ende nuk kemi marr ligjshmërinë e aktit të Kuvendit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ndërkohë që nevojat dhe kërkesat emergjente dhe planifikimin për secilën ditë po rriten për të tejkaluar këtë gjendje. Komuna e Drenasit për çdo ditë humb hapin e planifikimit të emergjencës pa zotimin e mjeteve”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.

Ata tutje kanë kritikuar nivelin qëndror duke thënë se “ndërkohë që shohim që për këto qëllime, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mjete, pavarësisht procedurave, ndërsa nuk përshpejtohet aprovimi i vendimit tonë ligjor për këtë qëllim”.

-Advertisement-

“Komuna e Drenasit, ka kontaktuar me MAPL-në, përkatësisht me sekretaren e kësaj ministrie për të konfirmuar aktin e ligjshmërisë, por ajo ka deklaruar se Ministria e Financave akoma nuk e ka kthyer vlerësimin. Ne nuk do të shqetësoheshim, sikur Ministria e Shëndetësisë të na furnizonte me materiale preventive për stafin shëndetësorë, inspektorët komunalë, zyrtarët e Qendrës për Punës Sociale dhe stafin komunal, për të tejkaluar këtë gjendje”, thekson komunikata.

Ndryshe në Komunën e Drenasit, shërbimet shëndetësore kryhen për 24 orë në dy qendra, në QKMF në Drenas dhe në QMF në Komoran, kurse stafi i këtyre qendrave është 181 të kujdesit parësor shëndetësor si dhe 4 mjek vullnetar dhe 17 infermier e teknik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera