Lajme

Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 19 July 2023

Tenori me famë ndërkombëtare Rame Lahaj është pjesë e bashkëpunimit për kartelën më të re në treg, Visa Infinite të lansuar nga Banka TEB.

Lahaj është storie suksesi e Kosovës së pasluftës sa i përket përfaqësimit të vlerave artisitike në nivelin ndërkombëtar të Operës në gjithë globin. Me performansat e tij të jashtëzakonshme operistike Lahaj ka performuar në skenat më prestigjioze të teatrove të operës si Opera e Los Angeles në SHBA, Opera Mbretërore angleze në Londër, Opera Australiane në Sydney, Opera Gjermane në Berlin etj. Bashkimi i forcave konsiderohet bashkëpunim i rëndësishëm nga të dy palët, pasi që Lahaj është përzgjedhur të jetë Ambasador i brendit më të ri të kartelave bankare, VISA Infinite.

Banka TEB është lidere e pakontestueshme në sektorin e kartelave bankare në Kosovë, që nga promovimi në treg i Kredit Kartelës, Starcard më 2008 e deri më sot. Ndryshimet teknologjike dhe mundësitë e reja inovative në sektorin global të kartelave bankare, ishin obligim që TEB të sjellte në Kosovë kartelën e kreditit më të avancuar në botë, VISA Infinite.

-Advertisement-

Kartela VISA Infinite është niveli më i lartë i kredit kartelës në Kosovë që ofrohet nga bankat komerciale. Infinite është kartela e parë metalike në tregun e kartelave bankare në Kosove, por kryesorja mbetet te potenciali që i ofrohet klientëve gjatë përdorimit të saj si shpenzime me një limit të lartë krediti, sigurimin jetësor në udhëtim dhe sigurimin shëndetësor gjatë udhëtimit, zgjatjen e garancisë së produkteve, aksesin në mbi 1,000 Aeroporte “Lounge”, qasje në rrjetin global të ATM-ve, të drejtën e komunikimit të privilegjuar të urgjencës globale pa marrë parasysh ku gjendet klienti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera