Lajme

Ramadani: Po priten drunjtë nga Serbia në kufi me Kosovën, ushtarakët e dinë çfarë do të thotë kjo

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 21 November 2023

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka thënë se Serbia brenda territorit të saj në anën të Kosovës është duke i prerë drunjët.

Sipas Ramadanit kjo nuk është shenjë e mirë, pasi nënkupton “pastrimi terreni”.

Në emisionin “Pressing” në T7 po diskutohet nëse ka rrezik për luftë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, si dhe deklaratave të presidenti të Ukrainës Volodymyr Zelensky që “ka informacione që Rusia po planifikon konflikt në Ballkan”.

-Advertisement-

“Në nivele të caktuara ka prerje të drurëve, pastrim terreni në kufij të Kosovës dhe Serbisë nga ana e Serbisë, për të cilën duket qartë që e ka bërë qeveria e Serbisë. Ushtaraket e dinë më mirë që është pastrim i terrenit, për veprime ogurzeza, jo për veprime normale të bashkëpunimit”, ka thënë Ramadani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera