Lajme

Ramadani: Kosova ndër vendet me menaxhimin më të suksesshëm të pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 04 June 2020

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, pas takimit që kishte me Kryeministrin Avdullah Hotin dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se me lehtësimin e masave të fundit, Kosova po i kthehet normalitetit, raporton Front Online.

Ramadani në një konferencë për medie u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, meqë siç tha ai, edhe institucionet janë të përkushtuara për parandalimin e pandemisë Covid-19.

“Diskutuam për situatën epidemiologjike. Është një situatë që po e mbajmë nën kontrollë. Me lehtësimin e masave kemi menduar që ne të shkojmë në një normalitet të ri. Qytetarët duhet ta kenë një kujdes edhe më të shtuar që t’i përmbushin kriteret”, tha Ramadani.

-Advertisement-

Ai tha se Instituti që ai udhëheq do të vazhdojë ta ketë nën kontroll pandeminë.

“Vatrat e prekura janë nën kontroll. Ne apelojmë edhe një herë qe të kemi kujdes dhe t’i përmbahemi rekomandimeve për ta ruajtur shëndetin tonë dhe të afërmve. Ne do të vazhdojmë t’i përmbushim obligimet që kemi ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha ai duke shtuar se Kosova qëndron në listat e vendeve me menaxhimin më të mirë të pandemisë”, tha Ramadani, raporton Front Online.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera