Sport

Ramadani: Kjo fitore na kthen vetëbesimin

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 25 November 2020

Prishtina arriti të fitoj si mysafire e Llapit në Podujevë me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për prishtinasit i kanë realizuar Endrit Krasniqi dhe Leotrim Kryeziu.

Pas kësaj fitore ka folur trajneri i ‘bardhekaltërve’, Zekirija Ramadani, i cili ka thënë që fitorja e sotme do ia rikthej klubit vetëbesimin.

-Advertisement-

“Më vjen mirë që fituam sot, kishim posedimin, kontrollin e lojës, qetësia që duhet ta kemi gjithmonë. Ishim të kujdesshëm. Llapi ka skuadër cilësore, pjesën e dytë shfrytëzuam rastet tona dhe realizuam golin e qetësisë. Me këtë fitore jo që kemi bë ndonjë gjë shumë të madhe, por është objektiv i ekipit në çdo ndeshje tre pikë. Kjo fitore të kthen vetëbesimin. Ndeshjet tjera do të tregojnë nëse jemi rikthyer në binarë”, ka thënë Ramadani për ‘Art Sport’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera