Lajme

Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 14 September 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enjten në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në këtë takim Von Der Leyen pritet që t`ju paraqesë një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Europian.

Kryeministri Rama pritet që të shtrojë çështjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së duke kërkuar që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare në tetor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera