Rama: Shtyrja e hapjes së kampeve për emigrantët çështje e Italisë
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 24 May 2024
Hapja e qendrave pritëse për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin është shtyrë dhe për kryeministrin Edi Rama kjo është përgjegjësi e shtetit italian.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Rama theksoi se Shqipëria e ka përmbushur detyrimin e saj duke ofruar disponueshmëri dhe tokë, ndërsa pjesa tjetër i takon shtetit fqinj.
Megjithëse kampi do të hapet pas disa muajsh, Rama u tregua skeptik lidhur me funksionimin e tij. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, burokracitë dhe rregullat europiane do ta bëjnë të vështirë menaxhimin.
“Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë. Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, por kjo nuk është asgjë! Problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhohen 3.000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?” u shpreh Rama.
Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali, të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen në vendin e origjinës apo do t’u pranohet kërkesa për azil.
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike italiane ishin në Shqipëri këtë javë për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen dy qendrat e emigrantëve. Ato ishin parashikuar të hapeshin të hënën, më 20 maj, “tani jemi data 22 dhe këtu janë vetëm ruspat,” u shprehën deputetët opozitarë, duke e denoncuar marrëveshjen e dy vendeve si një “dështim elektoral prej 800 milionë eurosh” për kryeministren Meloni.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...