Lajme

Rama shpreh keqardhje për dorëheqjen e Mehajt: Një profesionist i rrallë, Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë!

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 08 August 2023

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehajt, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Mehaj ishte një profesionist i rrallë ku vullneti dhe gatishmëria për bashkëpunim duhet të jetë shembull për të gjithë.

“Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.  Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.  Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë. Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë!”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ndryshe pas dorëheqjes së Mehajt, postin e ministrit të Mbrotjes i është dorëzuar Ejup Maqedoncit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera