Lajme

Rama s’e harron qenin as në konferencë: E kam një lajm për ata që flasin për mosmarrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 20 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha një “lajm” për ata që tha se po kërkojnë arsye për të folur mbi mosmarrëveshje mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kurtin, Rama tha se me qeverinë aktuale të Kosovës është realizuar shkalla më e lartë e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara

“E kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën”, tha ai

-Advertisement-

“Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt, dhe jo një arsye për të bërë spekulime tjera të natyrës politike sepse unë jam i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, shtoi Rama.

Kryeministri shqiptar përmendi sërish qenin gjatë ceremonisë së parakalimit, që tha se u bë simbol i rëndësishëm sot.

“Është krijuar një sinergji shumë pozitive dhe nuk mund të lë pa përmendur edhe qenin që lehte përpara intonimit të himneve kombëtare dhe pushoi. Sapo filluan himnet, qeni nuk lehu më. Ky është qen që mbetet shumë i rëndësishëm nga kjo ditë sepse përbën një simbol të lehjeve për arsye të tërheqjes së vëmendjes”, tha Rama.

“Por kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon, lehjet mbesin prapa, si në atë shprehjen e bukur popullore ‘qentë le të lehin, karvani evën para’”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera