Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur
Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 14 June 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj po kthehen në një problem serioz për ekonominë e vendit.
Në podcastin “Flasim”, Rama ka thënë se ka marrë mesazhe të shumta nga operatorë turistikë, të cilët raportojnë anulime rezervimesh për sezonin veror.
Sipas tij, kjo situatë po prek drejtpërdrejt bizneset lokale, ekonominë familjare dhe të ardhurat që vendi përfiton nga turizmi.
Ai ka vënë në dukje po ashtu prurjet nga territore të tjera në protestë, që sipas tij, s’kanë lidhje me Vlorën.
Duke folur për protestën, Rama ka thënë se ajo ka një frymë fashiste.
Sipas kreut të qeverisë, kjo frymë fashiste duhet ndalur, duke mos u tërhequr përballë atyre që bullizojnë dhe kërcënojnë ata që kanë një opinion ndryshe.
“Dhe tjetra: është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur“, u shpreh Rama në hyrje të podkastit

T� tjera
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
-
Arifi kritikon Kurtin për të arriturat e qeverisë: E çuan vendin në drejtim krejt të gabuar
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas prezantimit të të arriturave...
-
Shkëmb Manaj për rastet e ish-zyrtarëve të LDK: Fushatë, vrasje e dytë, ata s’janë gjallë ta thonë të vërtetën e tyre
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fushata kund...
-
“Si kryeministër”, Rama: Synojmë që Kosova të jetë si Singapori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambici...
-
Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se vr...
-
Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, B.B., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim m...
-
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot
Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në re...
-
Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thën...
-
Përparim Rama thumbon VV’në: E kaltra është ngjyra e kryeqytetit, e kuqja nuk po i bën mirë vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë deklarimit para mediave me rastin...





























