Rama: Porti i ri i Durrësit do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 10 August 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi ndërtimin e portit turistik të Durrësit, si mundësinë që jo vetëm qyteti ku do të bëhet ky investim, por e gjithë Shqipëria të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë.
I pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, kryeministri tha se nëse hedhim sytë sot dhe shohim Malin e Zi, ku kanë rrogat më të larta në rajon, duhet të kuptojmë se gjithçka nisi nga “Port of Monte Negro”.
Rama theksoi gjithashtu se në këtë projekt madhështor shteti shqiptar do të jetë aksioner bashkë me kompaninë investitorë.
“Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me “Porto Monte Negro”. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait. Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjeshtë etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre. Porti turistik i Vlorës ndërkohë ka filluar, në Sarandë po ashtu ka filluar, po punojmë për projektin e Shëngjinit”, tha Rama.

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...