Lajme

Rama për LVV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë një lloj sekti

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 20 Tetor 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë qendrore.

Subjektin e drejtuar nga Albin Kurti, ai e ka cilësuar jo si një parti politike, por si një lloj sekti që sipas tij, përdor frikësimin dhe shantazhin për të bllokuar projektet madhore të kryeqytetit.

Në Klan Kosova, i pari i Prishtinës theksoi se përpjekjet e pushtetit qendror janë të fokusuara në sabotimin e punëve në kryeqytet, duke refuzuar çdo bashkëpunim institucional.

-Advertisement-

Këta nuk janë as parti politike. Unë e kam thënë që tri vite që ky është një lloj sekti. Domethënë njëfarë mendësie e mbrapshtë që vetëm saboton, shantazhon, frikëson, e përdor frikën si një mjet të fortë për me i shti njerëzit me u bërë me ta në bazë të frikës”, ka deklaruar Rama.Rama theksoi se në dy vitet e para të mandatit ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me qeverinë, duke theksuar se si kryeministri Albin Kurti, ashtu edhe ai vetë, janë të zgjedhur nga populli për t’u shërbyer qytetarëve e jo për të luftuar njëri-tjetrin.

Megjithatë, sipas tij, nga ana tjetër nuk ka pasur asnjëherë vullnet për dialog.

Kryetari i Prishtinës përmendi me emra projektet infrastrukturore që po hasin në bllokada nga niveli qendror.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy