Lajme

Rama ironi me çadrën e PD, zbulon çfarë duan politikanët e ngujuar aty

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 10 May 2017

Rama ka ironizuar edhe sot me çadrën e opozitës, teksa ka uruar gjithë shqiptarët për Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Ai ka postuar në rrjetin social FB, foto nga cadra këtë mëngjes, duke e quajtur atë bunkerin e fundit të frikës nga drejtësia.

Sipas Ramës aty “janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97”.

 Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97.

-Advertisement-

Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi,Shtet, Punë, Mirëqenie. një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera