Lajme

Rama i përgjigjet asamblistëve të LVV-së: Transferet nga Kosova në Britani janë legjitime, paratë i kam kaluar nga llogaria ime në llogarinë time

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 27 August 2026

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar të mërkurën në Drejtorinë Hetimore në Prishtinë materiale që pretendohet se janë pranuar nga një sinjalizues anonim dhe që lidhen me dyshime për legalizime të paligjshme në Komunën e Prishtinës.

Sipas tyre, materiali i dorëzuar përmban edhe pretendime të tjera për shkelje të mundshme ligjore në komunë, përfshirë edhe transfere të shumave të mëdha të parave nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i pyetur për këto pretendime, ka thënë se transferet bankare janë tërësisht legjitime dhe se bëhet fjalë për transfere nga një llogari e tij në një tjetër.

-Advertisement-

“Unë kam banka edhe këtu, edhe atje. Domethënë transferet bankare janë totalisht legjitime edhe nuk ka asnjë problem. Janë prej kontos sime në konton time”, ka deklaruar Rama.

Ai ka mohuar po ashtu se deri më tani është kontaktuar nga organet e drejtësisë lidhur me këtë çështje.

“Jo, nuk kam asnjë kontakt. Nuk di deri sot. Po janë të mirëseardhur gjithmonë”, ka thënë Rama.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy