Rama i pakonsultuar nga Kurti për veriun: Nuk jam baba i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
21:59 | 01 June 2023
Qeveria Kurti nuk ka zhvilluar asnjë komunikim me qeverinë shqiptare për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Në emisionin “Opinion”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pasë asnjë kërkesë për konsultim lidhur me situatën në fjaklë.
Rama tha se as vet nuk do tentojë të zhvillojë bisedime me Kurtin për këtë çështje, madje tha se në Moldavi ka takuar Kurtin dhe Vjosa Osmanin, por nuk kanë folur për situatën e krijuar nga veri të Kosovës.
“Jam takuar me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kemi pasë diskutime për këtë çështje, pasi janë ata që vendosin nëse duhet t’i diskutojnë apo jo. Nuk kam marrë dhe e shoh se çfarë po ndodh, nuk është se ata janë fshehur dhe janë të qartë në atë që thonë. Nuk kemi pasë komunikim, pasi është një çështje që është përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe Presidencës së Kosovës, janë ata që vendosin nëse duan apo jo të flasin për këtë çështje”.
“Nuk jam unë ai që u them ore çfarë do bëni. Ju po e thoni vet në më mënyrën tuaj atë që unë thash në mënyrën time. Kosova është konsultuar kur ka dashur dhe nuk tani nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua dhe është në të drejtën e vet pasi është shtet më vete. Ne nuk jemi fare indiferent. Nuk ka pasë një diskutim se nuk e kanë kërkuar dhe nuk jam unë ai që duhet tua dërgoj një diskutim të tillë. Janë ata që janë në krye të një shtetit demokratik dhe nuk jam unë babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që mos të konsultohen dhe është e drejta e tyre që të na bëjnë me dije edhe nëpërmjet mediave”,-tha Rama.

Të tjera
-
Vetura go*det këmbësoren në Prishtinë
Një këmbësore është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Ukshin Hoti”...
-
Temperaturat në rënie gjatë fundjavës, sot mundësi për reshje shiu
Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kapl...
-
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington thotë se p...
-
67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku...
-
Gjendet i vde*kur një burrë në Gjilan
Një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm. Polic...
-
Sot shënohet festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet
Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në Gazi...
-
Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, parti...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...