Rama: Agjencia izraelite, partnere strategjike e Shqipërisë në sigurinë kibernetike
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 24 October 2022
Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama njofton se Agjencia Izraelite e Sigurisë Kibernetike do të jetë partnere strategjike e Shqipërisë në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike.
Lajmin për partneritetin Rama e njofton shoqëruar me një foto nga takimi me Gaby Portnoy, shefin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit dhe ish-gjeneral i ushtrisë së këtij vendi.
” Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike“, shkruan Rama.
Kryeministri ndodhet prej dy ditësh në Izrael ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit. Sot Rama ndau pamje nga takimi me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit Miki Levi, me të cilin diskutuan mes të tjerash mbi perspektivën e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, me theks të veçantë, shkëmbimin e eksperiencave në fusha ku Izraeli ka tashmë përvojë të konsoliduar, si siguria kibernetike, turizmi, bujqësia, etj.
Gjithashtu kryeministri Rama u takua sot edhe me liderin e opozitës së Izraelit Benjamin Netanyahu, me të cilin sipas zyrës së shtypit në kryeministri, vlerësuan bashkëpunimin gjithnjë të frytshëm mes qeverive në të kaluarën, si dhe vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për të forcuar këtë bashkëpunim me drejtuesit aktualë të qeverisë.
Të tjera
-
Ganimete Musliu: Kam qenë gjithmonë zëri që flet kur të tjerët heshtin, por për këtë më kanë sulmuar
Përmes një video-materiali, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganim...
-
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?
Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsider...
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...