Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Autori: Gazeta inFokus
20:25 | 25 August 2026
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar qumështoren “VITA”, ku u prit nga drejtori Artan Spahija dhe stafi i kompanisë.
Gjatë vizitës, Rafuna u njoh nga afër me punën e kompanisë, procesin e prodhimit, investimet në makineri dhe teknologji, si dhe me bashkëpunimin e saj me fermerët vendorë.
Rafuna vlerësoi punën dhe zhvillimin e qumështores “VITA”, duke theksuar se investimet e vazhdueshme në teknologji, rritja e kapaciteteve dhe forcimi i bashkëpunimit me fermerët janë shembull i rëndësishëm i zhvillimit të prodhimit vendor.
“Investimet në makineri dhe teknologji, së bashku me lidhjen e qëndrueshme me fermerët, janë bazë për një industri më konkurruese. ‘VITA’ është një shembull i mirë se si investimi, puna dhe përkushtimi mund të ndërtojnë një produkt konkurrues jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregjet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian”, tha Rafuna.
Ai vlerësoi veçanërisht rritjen e numrit të fermerëve me të cilët bashkëpunon kompania, cilësinë e produkteve dhe përkushtimin për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.
“VITA” është një nga kompanitë që ka arritur të ndërtojë besueshmëri dhe reputacion në treg, ndërsa produktet e saj, përveç konsumatorëve në Kosovë, tashmë arrijnë edhe në tregjet ndërkombëtare.
Rafuna theksoi se zhvillimi i kompanive të tilla është i rëndësishëm për të gjithë zinxhirin e industrisë së qumështit, pasi përfitimet shtrihen nga fermerët dhe prodhuesit deri te konsumatori.
Ai bëri thirrje që institucionet të vazhdojnë të mbështesin prodhuesit vendorë, në mënyrë që investimet të rriten më tej, të forcohen kapacitetet prodhuese dhe produktet “Made in Kosova” të kenë prezencë edhe më të madhe në tregjet ndërkombëtare.
Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë bizneseve vendore, duke promovuar investimet, prodhimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...




























