Fokus

Radojiçiq, veriu, aleatët, dialogu: Avdullah Hoti në “Infotalks” tregon se ku gaboi Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 11 October 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova është në pikën më të dobët të raporteve me aleatët e saj.

Hoti, në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka thënë se gjatë gjithë mandatit, qeveria ka bërë veprime të pakoordinuara në teren.

“Gati në të gjitha vendimet që i ka marrë qeveria është detyru që të kthehet prapa. Të jemi të qartë, në të gjitha këto veprime edhe në të kaluarën edhe tash, gjithmonë ka pasur të drejtë Kosova në aspektin ligjor, kushtetues, parimor. Por, janë plot procese që nuk varen vetëm nga ne sa i përket zbatimit të plotë të tyre. Prandaj, është i nevojshëm koordnimi. Gjatë këtij mandati për fatin e keq jemi në pikën më të ulët të bashkëpunimit me aleatët dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ndërkombëtar”, ka theksuar Hoti.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për bisedën telefonike mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radojiçiq.

Sipas Hotit, për të gjitha këto komunikime ka qenë i informuar edhe kryeministri Albin Kuti. /Gazeta Infokus

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera