Lajme

Rada Trajkoviqi ndalohet sërish në Aeroportin e Beogradit: Nuk po mund të besoj…

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 04 March 2023

Rada Trajkoviq, këshilltare në Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar sërish në aeroportin e Beograditë.

Kjo kishte ndodhur edhe disa herë të tjera e që Trajkoviq thotë se po i bëhet presion për shkak të veprimit politik në Kosovë.

Trajkoviqi ndër të tjera ka thënë se Vuçiqi mendon që komuniteti ndërkombëtarë do ta pranojë këtë gjë si normale.“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se komuniteti ndërkombëtar do ta pranojë ngacmimin tim si fakt”.

-Advertisement-

“Ndërsa ‘të tyrët’ nën sanksionet e SHBA-së ecin të lirë, shkroi ajo në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera