Lajme

Raci përgëzon Muhaxhirin, thotë se udhëheqësit e Manastirit të Deçanit duhet ta pranojnë Kurtin në vizitë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 16 October 2022

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shpreson se edhe udhëheqësit e Manastirit të Deçanit ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është në bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

Raci ka shtuar se ata duhet ta pranojnë kryeministrin Kurti në vizitë, menjëherë.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Komplimente Gaz Muhaxherit për vizitën në Patrikanën e Pejës. Shqiptarët tradicionalisht i kanë mbrojtur këto objekte. Uroj që edhe udhëheqësit e Manastirit të Deçanit ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është në bashkëpunim me Republikën e Kosovës dhe me njohjen e këtij realiteti do të fitojnë të gjithë. Ata duhet ta pranojnë Kryeministrin Kurti në vizitë, menjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera