Lajme

Raci për deklaratën e Aliut: Ai dhe Vetëvendosje janë themeluar me idenë e bashkimit kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 01 December 2023

Opinionisti Gazmir Raci vlerëson se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duhet ta sqarojë më tepër deklaratën e tij se Kosova është projekt i përkohshëm.

Ai megjithatë nuk është i habitur me këtë deklarim.

“Një gjë e di që ai [Aliu] dhe partia e tij [Vetëvendosje] janë themeluar dhe funksionojnë me idenë e bashkimit kombëtar”, është shprehur Raci në Info Magazine.

-Advertisement-

“Në Kosovë kanë punuar për ndarje, presidenti, kryeministri e kryetari I kuvendit, kanë punuar për korrigjim kufiri dhe asnjëri nuk kanë dhënë dorëheqje”.

Tutje Raci ka thënë se Kosova duhet të ketë një opsion të dytë.

“Nuk mund të shkojmë pafundësisht që shteti të integrohet dhe të jetojmë në një Kosovë multietnike. Bashkimi kombëtar është opsion për të cilin kanë luftuar me shekuj gjysh e babëgjysh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera