Lajme

Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 09 October 2026

Lëndimi i rëndë i një punëtori 49-vjeçar i cili ra nga skela në gjatë punimeve ndërtimore në Serres të Greqisë, pati një pasojë tragjike. 

Burri 49-vjeçar me origjinë shqiptare për fat të keq ndërroi jetë nga plagët e marra, në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit ku u transferua. Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit, raporton Tch.

Çështja është marrë përsipër nga autoritetet kompetente, të cilat po kryejnë një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti në punë.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy