Fun & Video

Ra në kanalin e mekanikut derisa po kërkonte patate, kali i ngecur u shpëtua nga zjarrfikësit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 13 July 2018

Kali i uritur që po kërkonte ushqim në garazhin e Jam Adamiak në Lublin të Polonisë, është rrëzuar dhe ka mbetur me shpinë në kanalin e mekanikut.

Baska që lëvizë lirshëm nëpër oborr, kishte hyrë në garazh i joshur nga era e një thesi me patate, transmeton Telegrafi.

Por, kur ka shkelur mbi dërrasat e kanalit, ato janë thyer dhe kafsha 30-vjeçare ka ngecur në pamundësi të lëvizë.

-Advertisement-

Atë e ka gjetur pronari i moshuar, që nuk ka pasur mundësi t’i ndihmojë, ndërsa menjëherë i ka ftuar zjarrfikësit.

Këta të fundit, pas një intervenimi prej një ore, ia kanë dalë ta nxjerrin Baskan, që ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe tani është në gjendje të mirë.

Mësohet se patatet janë ushqimi i preferuar i tij, ndërsa atë ditë pronari kishte qenë i zënë dhe nuk i ka dhënë asgjë për të ngrënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera