Fun & Video

Qyteti ku ndalohet konsumimi i mishit

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 03 November 2021

Varanasi është një prej qyteteve më të lashta në botë, që është ende i banueshëm. Me një histori të paktën 3800-vjeçare, ai është kryeqëndra shpirtërore e 1.2 miliard hinduistëve.

Vitet e fundit, qyteti nuk po tërheq vëmendjen vetëm për pelegrinët hindu, por edhe për kuzhinën e veçantë dhe dietat strikte vegjetariane.

Në Varanasi mishi është një produkti huaj. Nuk ka ndonjë vendim që e ndalon konsumin e tij, por në restorantet dhe shtëpitë e qytetit nuk e gjen për arsyen e thjeshtë se banorët e qytetit besojnë të Shiva, një prej perëndive hindu.

-Advertisement-

Ata besojnë se Shiva, krijuesi dhe shkatërruesi i universit, krijoi Varanasin në ditët e para të universit. Por, ata besojnë gjithashtu se Shiva është një perëndi që nuk konsumon mishin dhe për të qenë më afër kësaj perëndie, pjesa dërrmuese e banorëve të qytetit nuk konsumojnë as mishin dhe as produktet e tjera shtazore, si qumështi, veza, apo djathi.

“Unë dhe familja ime jemi e kemi qenë vegjetarianë prej dekadash. Ne refuzojmë që të pijmë ujë në një shtëpi ku konsumohen vezët”, thotë Giri, një banor vendas për BBC.

Ai punon si cicëron për turistët, i flet për besimin dhe historinë e qytetit, ku një pjesë e madhe janë mes legjendës dhe të vërtetës. Rrëfen se ajo që po tërheq më shumë vizitorë është turizmi i kulinarisë.

Në Varanasi, shefa me famë botërore të kuzhinës ndalen për t’u frymëzuar për gatimet unike tradicionale e të lashta me përmbajtje puro vegjetariane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera