Lajme

Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 11 January 2025

Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të kemi një mot tipik dimëror për këtë periudhë kohore.

Reshjet e dëborës që fillojnë gjatë mbrëmjes dhe natës, parashihet të vazhdojnë përgjatë ditës së shtunë kohë pas kohe.

Në vise më të ulëta ditën mund të përzien me shi, apo të bien në formë sqote.

-Advertisement-

Fryjnë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale  zbresin në 0C e -1C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 1C e 3C.

Mot më i acartë me reshje dëbore po pritet ditën e diel dhe të hënë.  Do të fryjë dhe erë më e ftohtë veriore me hove deri në 13m/s.

Në pjesë të vendit do të regjistrohen ditë të akullta, me maksimale prej vetëm -2C e -3C, e ato minimale zbresin deri në -6C.  Të reshurat pritet të pushojnë gjatë ditës së martë, por mbeten ende më shumë vranësira mbi vend dhe përgjatë ditës së mërkurë.  Maksimalet shënojnë një rritje të lehtë në 1C e 3C./MendimipërMotin/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera