Lajme

Qytetarit në Deçan i bie alltia nga brezi pasi rrëzohet në zebra, policia e sheh dhe e arreston

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 07 June 2026

Një situatë e pazakontë ka çuar në zbulimin e një arme zjarri në Deçan më dje rreth orës 09:35.

Derisa një qytetar po kalonte vendkalimin e këmbësorëve, ai është rrëzuar në rrugë dhe në atë moment, nga brezi i tij i ka rënë një pistoletë.

Ngjarja është vërejtur menjëherë nga patrulla policore që ndodhej afër, e cila ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar të dyshuarin, duke e shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë së bashku me 9 fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy